Pas kërcënimit nga Irani, Britania njoftoi se është gati të mbrohet

Pas kërcënimit nga Irani, Britania njoftoi se është gati të mbrohet

08:18, 24/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Britania e Madhe është gati të mbrohet, thanë autoritetet atje sonte në mbrëmje në përgjigje të kërcënimeve nga Irani pasi Londra lejoi ushtrinë amerikane të përdorte bazat britanike.

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se forcat e armatosura janë gati të mbrojnë vendin "nga çdo lloj sulmi, qoftë ai që buron nga territori britanik apo nga jashtë vendit".

“Britania e Madhe është gati të mbrohet 24 orë në ditë”, shtoi ministria britanike në mediat sociale, duke aluduar në një sistem shumështresor të mbrojtjes ajrore dhe raketore që përfshin marinën, ushtrinë dhe forcat ajrore britanike, në koordinim me aleatët e NATO-s.

Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit dënoi më herët sot Britaninë e Madhe për vendimin e saj për të lejuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të përdorin bazat dhe objektet ushtarake britanike për sulme ndaj Iranit, raportoi agjencia iraniane IRNA.

Ministria beson se Britania e Madhe iu bashkua "luftës së paligjshme" të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit dhe shtoi se çdo pjesëmarrje në planifikimin ose ekzekutimin e këtyre operacioneve "përbën bashkëpunim në kryerjen e krimeve të agresionit dhe krimeve të luftës".

Irani riafirmoi "vendosmërinë e tij për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial", duke paralajmëruar se "çdo palë" që merr pjesë në agresionin ushtarak kundër Iranit do të mbahet "përgjegjëse për pasojat e vendimeve të saj".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco