Arrestohet i dyshuari për vrasjen makabre të gazetarit italian, fshihej në një ndërtesë të braktisur

Arrestohet i dyshuari për vrasjen makabre të gazetarit italian, fshihej në një ndërtesë të braktisur

08:36, 25/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sipas autoriteteve, i dyshuari është një 26-vjeçar me origjinë tuniziane, i cili u lokalizua gjatë natës në një ndërtesë të braktisur, jo shumë larg vendit ku u zbulua trupi i gazetarit.

Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Salernos arritën ta identifikonin të dyshuarin duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe duke i krahasuar ato me të dhënat e telefonave celularë të mbledhura gjatë hetimeve.

Sipas hetimeve paraprake, Luigi Esposito ishte ende gjallë, megjithëse në agoni nga plagët e marra, kur trupit të tij iu vu zjarri.

Ekspertiza mjeko-ligjore tregon se gazetari ishte dhunuar brutalisht, ndoshta edhe me një send të fortë. Në fytyrën e tij janë konstatuar shenja të rënda dhune, ndërsa arma e përdorur në sulm dhe telefoni celular i viktimës nuk janë gjetur ende.

Shkaku i vdekjes është përcaktuar si asfiksi. Hetuesit dyshojnë se Esposito është mbytur. Analizat kanë konfirmuar gjithashtu se ai kishte thithur tym, çka tregon se ishte ende gjallë kur u përfshi nga flakët.

Mary Esposito, mike e gazetarit të ndjerë, tha se pret me ankth zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Po pres me ankth lajme të sigurta. Në fillim përpiqesh të reagosh, por tani po e kuptoj gjithnjë e më shumë atë që ka ndodhur. Nuk është e lehtë ta pranosh gjithë këtë.

Luca nuk e meritonte të trajtohej në këtë mënyrë, për shkak të njeriut të mrekullueshëm që ishte. Kam besim në punën që po bën prokurori Cantone. Herët a vonë, e vërteta duhet të dalë në dritë”, u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco