Një aksident i rëndë është regjistruar në Nevada të SHBA-ve, ku një përplasje e fortë midis dy makinave shkaktoi gjashtë të plagosur, përfshirë një burrë 84-vjeçar. Sipas policisë, një automjet tip Porsche 911 GTS u përplas me një tjetër automjet që po kalonte aty pranë.
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale nga momenti i aksidentit, Porsche 911 GTS, e cila arrin një vlerë për rreth 200,000 dollarë, dhe një Audi RS5 shihen duke qarkulluar me shpejtësi në një rrugë, duke kaluar semaforin e kuq dhe duke u përplasur me një kamionçinë Toyota. Nga përplasja mbetën të plagosur edhe shoferi i mitur i Porsche-s, si dhe shoferi dhe pasagjeri i Audi-t, të cilët ishin të rritur.
© SYRI.net