Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Evropën Qendrore kanë sjellë pasoja të pazakonta në Britani, ku gjatë natës së së hënës janë regjistruar stuhi të forta me aktivitet elektrik intensiv dhe mijëra goditje rrufeje.
Sipas BBC-së, rreth 30.000 goditje rrufeje janë regjistruar gjatë natës, duke krijuar një spektakël natyror të rrallë, por edhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona.
Shërbimet zjarrfikëse raportojnë se janë thirrur në rreth 400 incidente, përfshirë përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike, bllokime rrugësh dhe zjarre në banesa të shkaktuara nga rrufetë.
UK STORM CHAOS: 23,000+ lightning strikes hit southern England! 500+ per minute in Somerset.
— Public News X (@PublicNewsX) June 23, 2026
Non-stop thunder shook London — flash floods & power cuts everywhere. Heatwave gone wild!
You seeing this? #UKStorm #LondonThunder pic.twitter.com/nJzAEPHSFg
Stuhitë u zhvendosën nga jugperëndimi drejt juglindjes së vendit, duke zgjuar banorët në orët e para të mëngjesit me bubullima dhe vetëtima të fuqishme. Disa dëshmitarë kanë përshkruar fenomenin si një nga më intensivët që kanë përjetuar ndonjëherë.
Në Somerset, janë regjistruar deri në 500 goditje rrufeje në minutë, ndërsa imazhe dhe video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë qiellin e ndriçuar vazhdimisht nga vetëtimat dhe rrufe që godasin tokën në disa pika njëkohësisht. Banorët raportojnë se zhurmat e forta i kanë zgjuar nga gjumi, duke u ngjarë shpërthimeve.
Sipas ekspertëve, stuhitë e forta lidhen drejtpërdrejt me valën e të nxehtit, e cila krijon përplasje të masave ajrore të nxehta dhe të lagështa me ajrin më të ftohtë, duke shkaktuar aktivitet të lartë elektrik në atmosferë.
House hit by lightning in Mangotsfield lyde green area of Bristol, emergency services are on scene putting out the fire luckily no injuries. pic.twitter.com/jGkbLqUjvy
— UK DISPATCH (@UK_Dispatch_) June 22, 2026
© SYRI.net