Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Të shtëna me armë zjarri, vriten një oficer policie dhe autori i krimit në Montreal

Të shtëna me armë zjarri, vriten një oficer policie dhe autori i krimit në Montreal

20:49, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Një oficer policie humbi jetën gjatë një operacioni policor në lagjen Côte-des-Neiges në Montreal të Kanadasë, ndërsa edhe i dyshuari u vra nga të shtënat e forcave të rendit.

Sipas raportimeve të mediave lokale, ngjarja ndodhi gjatë një ndërhyrjeje policore, ku situata u përshkallëzua në shkëmbim zjarri. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditura rrethanat e plota që çuan në incidentin fatal.

Dëshmitarë në vendngjarje raportuan momente paniku, teksa u dëgjuan dhjetëra të shtëna. Një prej tyre deklaroi se pa xhamat e një ndërtese të thyheshin në katin e gjashtë dhe se dëgjoi rreth 30 të shtëna.

‘Dëgjova plumba që kalonin shumë pranë meje. Ishte një situatë e frikshme’, tha dëshmitari për mediat lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco