Lajmi i fundit

LIVE/ Shqiptarët protestë masive në Hamburg: Rama jepe dorëheqjen

Meloni i përgjigjet Trump: Italia mbetet një shtet sovran

Meloni i përgjigjet Trump: Italia mbetet një shtet sovran

16:59, 20/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Alba Kepi/

Kryeministrja italiane reagoi ndaj deklaratave së fundit të Donald Trump, duke i cilësuar sulmet e tij të pakuptimta dhe duke riafirmuar se vendimet e Italisë udhëhiqen vetëm nga interesi kombëtar dhe sovraniteti i vendit.

“Popullariteti im varet nga mbrojtja e interesave të Italisë, jo nga marrëdhënia ime me ty", shkruan në social KM Italiane.

Meloni:

"Përgjigjja ime ndaj postimit të fundit të Donald Trump që më përmend. Megjithatë, nuk do të rikthehem më në këtë çështje, sepse vazhdoj të besoj te uniteti i Perëndimit dhe nuk mendoj se ky është një spektakël i denjë për misionin dhe përgjegjësitë tona.

President Trump, këto sulme të vazhdueshme dhe të pajustifikuara janë të pakuptimta.

Sa i përket popullaritetit tim, të qenit mike me ty sigurisht që nuk më ka ndihmuar, dhe ai nuk varet nga marrëdhënia ime me ty. Popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesin kombëtar italian, dhe kjo është pikërisht ajo që kam bërë gjithmonë.

Këtë kam bërë edhe në lidhje me bazat ushtarake amerikane në Itali. Përdorimi i tyre rregullohet nga marrëveshje që ne i kemi respektuar gjithmonë dhe që nuk mund të shkelen për sa kohë unë do të jem Kryeministre. Italia mbetet një shtet sovran.

Në çdo rast, popullariteti im nuk është çështja jote. Do të të sugjeroja të përqendrohesh te popullariteti yt."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco