Mijëra njerëz protestuan në qytetin verior të Serbisë, Novi Sad, të shtunën për të përkujtuar vdekjen e 16 personave në vitin 2024, pasi u shemb tendë e një stacioni hekurudhor, dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.
Reuters raporton se, protestat antiqeveritare të udhëhequra nga studentët, të cilat herë pas here u bënë të dhunshme, u përhapën në të gjithë Serbinë pas katastrofës, duke tronditur sundimin 13-vjeçar të populistit Aleksandar Vuçiç dhe Partisë së tij Progresive Serbe.
Protestuesit, opozita dhe grupet e të drejtave të njeriut pretendojnë se katastrofa në stacionin hekurudhor ishte një shenjë e keqmenaxhimit më të gjerë nga ana e qeverisë të projekteve të ndërtimit dhe korrupsionit.
Në Novi Sad, qytetin e dytë më të madh të Serbisë, mijëra protestues qëndruan në temperatura rreth 30 gradë Celsius (86 gradë Fahrenheit) duke brohoritur "Fitore" dhe duke tallur Vuçiçin dhe SNS-në. Shumë prej tyre mbanin pankarta dhe bluza me mbishkrimin,"Studentët po fitojnë".
Aktivistët e lëvizjes së udhëhequr nga studentët thonë se duan të sfidojnë Vuçiçin dhe SNS-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale. Të dyja janë caktuar për në vitin 2027, por Vuçiç ka thënë se mund t’i thërrasë ato në fillim të muajve të ardhshëm.
© SYRI.net