Lajmi i fundit

VIDEO/ Dita e 19-të e protestës qytetare, kërkohet largimi i Edi Ramës nga pushteti

BE synon integrim gradual të vendeve të rajonit gjatë procesit të zgjerimit

BE synon integrim gradual të vendeve të rajonit gjatë procesit të zgjerimit

17:31, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Liderët e Bashkimit Evropian pritet të konfirmojnë në samitin e tyre dyditor përkushtimin për të mbështetur vendet e rajonit në rrugën drejt anëtarësimit, ndërsa do të theksojnë rëndësinë e integrimit gradual dhe të reformave në kuadër të procesit të zgjerimit.

"Liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të konfirmojnë gatishmërinë për të punuar së bashku me vendet e rajonit, dhe për t’i mbështetur ato në përpjekjet e tyre për reforma në rrugën drejt anëtarësimit në BE".

Kjo thuhet në konkluzionet që do të miratohen në fund të samitit dyditor të BE-së, i cili mbahet të enjten dhe të premten.

“Këshilli Evropian mbetet i përkushtuar për të çuar përpara integrimin gradual midis Bashkimit Evropian dhe rajonit gjatë vetë procesit të zgjerimit, në një mënyrë të bazuar në meritë dhe të kthyeshme”, thuhet mes tjerash në draftin e konkluzioneve.

Integrimi gradual është një koncept që po shqyrtohet në korridoret evropiane si një ofertë e re për shtetet që synojnë anëtarësimin dhe konsiderohet si një nxitje për reforma më të shpejta në secilin vend.

Duke iu referuar samitit të mbajtur në fillim të këtij muaji në Tivat të Malit të Zi, liderët evropianë, përmes konkluzioneve, do të vlerësojnë se ky takim ka krijuar një shtytje të re për procesin e zgjerimit.

Në dritën e kësaj shtytjeje të re, paralajmërohet edhe i ashtuquajturi debat strategjik mbi zgjerimin dhe reformat. Këtë debat, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do ta zhvillojnë në muajin tetor./ RTK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco