Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Raketa ruse S-300 mbi Ukrainën! 50 mijë trupa ruse gati të pushtojnë Kharkivin

Raketa ruse S-300 mbi Ukrainën! 50 mijë trupa ruse gati të pushtojnë Kharkivin

13:22, 10/05/2024
A+ Aa A-

Afro 50 mijë trupa rusë do të angazhohen për të marrë qytetin ukrainas të Kharkiv atë sumit dhe rajonet për rreth.

Sipas ekspertëve ushtarakë në Kiev, forcat e Moskës po shfrytëzojnë dritaren e mundësisë deri në mbërritjen e armatimeve perëndimore, për të hapur fronte të reja lufte në kufijtë veriorë.

Kreu i Gardës Kombëtare të Ukrainës tha në një prononcim për The Guardian, se forcat ruse kanë depërtuar thellë në mbrojtjen ukrainase si pasojë e mungesës së furnizimeve me armë dhe pamundësisë së Kievit për të grumbulluar rezervistë.

“Ushtarët do të ishin në gjendje të mbronin pozicionet me sukses nëse vendet perëndimore i siguronin Ukrainës municionin e duhur dhe aeroplanët F-16 – plus sistemet kundërajrore që mund të rrëzonin avionët luftarakë rusë. Pa to ne po luftojmë kundër raketave të tyre me këmbësorinë tonë. Është një marrëzi,” u shpreh Volodymyr Cherniak, një kapiten i gardës kombëtare

Forcat ruse kanë siguruar përparim jo pak të rëndësishëm ndërsa luftuan rrugë më rrugë në Robotyne, një qytet i vogël në Zaporizhian perëndimore të.

Në takimin me Presidenten e Parlamentit Europian, lideri i Ukrainës Volodimir Zelenski përsëriti thirrjen për më shumë armë, edhe pse u shpreh optimist se ndihma nuk do të vononte.

"Dorëzimi po bëhet. Sapo të mbërrijnë, ne do të ndalojmë iniciativën e tyre në lindje të vendit. Pa asnjë dyshim, duke shfrytëzuar hapërsinë e dërgimit të ndihmave, ata shtuan numrin e trupave të tyre në veri, në lindje të vendit dhe pa asnjë dyshim, jo vetëm në Donbas, por edhe në rajonin e Kharkiv, qtë jem i sinqertë me ju".

Rusia ndërmori një valë sulmesh gjatë 24 orëve të fundit duke plagosur dy persona dhe shkatërruar tre shtëpi në Harkiv.

Siç raportohet Moska, po përdor raketat S-300 me rreze të shkurtër veprimi duke shënjestruar banesa dhe shkolla.

Sakaq Ukraina ka sulmuar me dronë disa rafineri nafte në rajonet ruse, por pjesa më e madhe e tyre është hedhur poshtë nga sistemi mbrojtës i Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco