Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

VIDEO/ Përmbytjet në Brazil: Kali bllokohet në majë të çatisë

12:18, 10/05/2024
A+ Aa A-

Në mes të përmbytjeve masive që kanë përfshirë Brazilin, një kalë që ishte bllokuar në një çati është shpëtuar nga ekipi i kërkim-shpëtimit gjatë ditës së djeshme.

Pamjet e kalit janë bërë mjaft virale, ku duket qartë i ngecur në çatinë e një shtëpie në Canoas, një qytet që ndodhet në veri të Porto Alegre.

Kali u la aty pasi pronarët e tij braktisën shtëpinë e tyre në mes të rrezikut të përmbytjeve të mëdha.

Menjëherë pasi videoja u bë virale, Departamenti i Mbrojtjes Civile në Rio Grande do Sul nisi një mision për të shpëtuar kafshën.

107 persona kanë humbur jetën dhe 136 kanë mbetur të plagosur nga reshjet e dendura në Rio Grande do Sul.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco