Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Borrell: Ofensiva në Rafah do të shkaktojë më shumë viktima civile, pavarësisht se çfarë thotë Izraeli

Borrell: Ofensiva në Rafah do të shkaktojë më shumë viktima civile, pavarësisht se çfarë thotë Izraeli

10:27, 07/05/2024
A+ Aa A-

Ofensiva ushtarake në Rafah e paralajmëruar nga Izraeli ka të ngjarë të vrasë më shumë civilë palestinezë dhe po kryhet pavarësisht paralajmërimeve të qarta kundër saj nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, thotë kryediplomati i unionit, Josep Borrell.

“Ofensiva e Rafahut ka filluar përsëri, pavarësisht nga të gjitha kërkesat e komunitetit ndërkombëtar, SHBA-ve, vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të gjithë i kërkojnë [kryeministrit izraelit] Netanyahu të mos sulmojë”, u tha gazetarëve Borrell.

“Kam frikë se kjo do të shkaktojë sërish shumë viktima, viktima civile. Çfarëdo që të thonë ata”, thotë ai, duke shtuar: “Nuk ka zona të sigurta në Gaza”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco