Amerikanja dëgjoi zhurma të pazakonta poshtë krevatit dhe thirri policinë/ Ja çfarë kishte ndodhur

Amerikanja dëgjoi zhurma të pazakonta poshtë krevatit dhe thirri policinë/ Ja çfarë kishte ndodhur

09:28, 25/05/2024
A+ Aa A-

Amerikanja me nofkën “K” pretendon se gjeti një burrë nën shtratin e saj, i cili kishte qëndruar atje për të paktën katër muaj.

Ajo shpjegoi situatën e çuditshme, e cila kulmoi me thirrjen e policisë dhe gjithçka filloi me zhurmat e pazakonta në dhomë.

Gruaja shpjegon se e ka blerë shtëpinë në moshën 26-vjeçare dhe jeton atje me dy fëmijët e saj, transmeton themirror.

Ajo punon nga 80 deri në 90 orë në javë dhe shpesh fle me prindërit e saj që e ndihmojnë me të vegjlit.

Për shkak të kësaj, ajo kalonte më pak kohë në shtëpinë e saj dhe në një rast, ndërsa ishte duke pushuar, dëgjoi tinguj të çuditshëm. E frikësuar, ajo u hodh nga shtrati, duke menduar se ishte një mi.

“Shikova nën krevat dhe pashë një burrë me xhinse. Nxitova jashtë dhe menjëherë lajmërova policinë”, ka sqaruar “K”.

@thehodgepodgeplace Oh my God, this is getting so crazy follow for more scary stories #Creepy #ScaryStories #Ghosts #GhostStories #StoryTime #Paranormal ♬ original sound - K♥️

Teksa po priste patrullën, pa një burrë duke veshur këpucët dhe duke u larguar me qetësi nga shtëpia. Ai u largua në drejtim të panjohur.

Më vonë ajo gjeti enë gatimi të përdorura dhe sende të humbura në shtëpinë e saj.

Forcat e rendit e vunë në gjurmë të burrit dhe gruaja zbuloi se ai ishte një i njohur i vëllait të saj nga shkolla e mesme.

“Ai pranoi se ka qëndruar në shtëpinë time për katër muaj. Ai hynte kur ne nuk ishim atje. Na ka përdorur dushin, ka ngrënë ushqim”, tha ajo.

Gruaja shprehet se me shumë gjasa bëhet fjalë për një banor që dihet se ka zënë shtëpi dhe banesa pa leje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco