'Qeshi gjatë seksit'/ 17-vjeçari tunizian rrahu dhe mbyti për vdekje 28-vjeçaren

'Qeshi gjatë seksit'/ 17-vjeçari tunizian rrahu dhe mbyti për vdekje 28-vjeçaren

18:05, 28/05/2024
A+ Aa A-

Një vdekje të tmerrshme ka përjetuar një 28 vjeçare në duart e një 17-vjeçari tunizian, në vitin 2023 në Frankfurt.

Tragjedia ndodhi më 3 tetor 2023 kur 28-vjeçarja, Blanca takoi në një lokal 17-vjeçarin Muhammad Ali pa menduar që ky takim do ishte fatal për jetën e saj.

Sipas prokurorit të rrethit, 28-vjeçarja dhe 17-vjeçari u takuan në një lokal dhe pasi kanë pirë dhe përdorur drogë, kanë shkuar në banesën e vajzës, që ndodhet në “zemrën” e Frankfurtit.

Gjatë aktit seksual, 28-vjeçarja filloi të qeshte, duke indinjuar adoleshentin, i cili e rrahu brutalisht dhe e mbyti për vdekje.

Siç u tha në gjykatë, 17-vjeçari ka regjistruar me kamerën e celularit momente të ndryshme të sulmit të dhunshëm ndaj 28-vjeçares fatkeqe. Në një moment, duke kthyer kamerën në trupin e pajetë të Blankës, ai filloi të mburrej për “arritjen” e tij, duke thënë “e vrava”.

Britmat e 28-vjeçares fatkeqe janë dëgjuar nga një fqinj i cili ka njoftuar policinë. Oficerët e policisë thyen derën e banesës dhe gjetën Blancën të vdekur. Muhamed Ali u arrestua disa orë më vonë në shtëpinë e prindërve të tij në zonën e Frankfurtit.

“Ajo ishte një femër kaq e lumtur, kaq e re. Ajo e shijonte jetën dhe i pëlqente të argëtohej”, tha një shoqja e saj për 28 vjeçaren e pyetur nga Bild.

Nëna e 28- vjeçares jetonte pranë vajzës së saj, por natën e 3 tetorit, kur 17-vjeçari vrau vajzën e saj, ajo nuk ndodhej në banesë. Në një postim në Facebook, nëna e Blankës shkruante e shkatërruar: Dashuria ime, lumturia ime, gëzimi im, GJITHÇKA që kisha shkuan në Kopshtin e Edenit.

Sipas ligjit gjerman penal për të miturit, 17-vjeçari tunizian mund të dënohet deri në dhjetë vjet burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco