Ukrainasit dëmtojnë aeroplanët rusë

Ukrainasit dëmtojnë aeroplanët rusë

10:04, 25/05/2024
A+ Aa A-

Dronët ukrainas dëmtuan disa aeroplanë luftarakë rusë.

Aeroplanët rusë të tipit SU ishin në aeroportin Kushchevskaya në rajonin e Krasnodarit të Rusisë natën e 19 majit kur ukrainasit i goditën me dronë.

Sateliti Planet Labs regjistroi dëme në të paktën dy aeroplanë sulmues – Su-27 dhe Su-34, sipas ekspertit të aviacionit Anatoli Khrapchinsky.

Ato tregojnë gjithashtu se pas goditjeve shumica e aeroplanëve janë larguar nga ky aeroport.

Kujtojmë se ukrainasit kanë bërë të ditur se gjithsej 342 aeroplanë rusë dhe 325 helikopterë janë rrëzuar që nga fillimi i luftës.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta material.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco