I janë premtuar 30 copë, Zelensky viziton bazën belge ku qëndrojnë avionët F-16

I janë premtuar 30 copë, Zelensky viziton bazën belge ku qëndrojnë avionët F-16

17:59, 28/05/2024
A+ Aa A-

Gjatë vizitës së tij në Belgjikë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar bazën ajrore që ka aeroplanët luftarakë F-16 që pritet t’i jepen Ukrainës.

Madje kryeministri belg Alexander de Croo ka postuar një fotografi nga ky takim në bazën ajrore, në llogarinë e tij zyrtare në platformën X.

‘Ukrainasit po vazhdojnë të vriten çdo ditë nga pushtuesit rusë. I dashur Volodymyr Zelensky, këta F-16 do të jenë të juaj dhe do t’ju ndihmojnë të mbrojnë qytetarët tuaj’, tha ndër tjera de Croo.

Ai gjithashtu theksoi se Ukraina ‘mund ta largojë Rusinë vetëm me më shumë armë më të mira dhe me një ritëm më të shpejtë të dorëzimit të dërgesave’.

Ministrja e Jashtme belge Hadja Lahbib ka thënë se vendi i saj do ta furnizojë Ukrainë me 30 aeroplanë F-16 deri në vitin 2028.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco