DASH zbut shkarkimin e Escobar: Po e transferojmë në një detyrë tjetër

DASH zbut shkarkimin e Escobar: Po e transferojmë në një detyrë tjetër

10:34, 06/05/2024
A+ Aa A-

Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë raportimet se Zëvendësndihmës Sekretari Gabriel Escobar është shkarkuar nga kjo pozitë.

Pas raportimeve se Escobar u shkarkuar pasi dyshohet se bashkëshortja e tij ka marrë fonde nga Serbia, DASH nuk ka mohuar largimin e tij nga detyra aktuale, por ka zbutur disi këtë 'rënie' të emisarit për të amortizuar sa të mundet kompromentimin e zyrtarit të lartë.

Nga DASh thonë se i dërguari për Ballkanin Perëndimor në javët në vijim do të marrë pozitë tjetër.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga posti i tij. Të gjithë oficerët e Shërbimit të Jashtëm në karrierë i ndërrojnë detyrat me rotacion çdo një deri në katër vjet si një praktikë e rregullt. Si oficer karriere i Shërbimit të Jashtëm, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar ka shërbyer në rolin e tij aktual për tre vjet dhe pritet të kalojë gjatë në detyrën e tij të ardhshme në javët e ardhshme”, kanë thënë nga DASh në një përgjigje për Gazetën Express.

“Deri në tranzicionin e tij të planifikuar, ai mbetet në rolin e tij si Zëvendës Ndihmës Sekretari dhe i Dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike si dhe i Dërguari Special për Çështjet e Ballkanit Perëndimor”.

Përveç rrëzimit të pretendimeve për shkarkimin e Escobar, gjithashtu janë mohuar edhe raportimet se bashkëshortja e tij ka marrë fonde nga Serbia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco