16 viktima nga një sulm ajror izraelit, nis evakuimi i palestinezëve nga zona Rafah

16 viktima nga një sulm ajror izraelit, nis evakuimi i palestinezëve nga zona Rafah

08:56, 06/05/2024
A+ Aa A-

Ushtria izraelite ka nisur një operacion të gjerë për evakuimin e popullsisë civile në zonën Rafah të Gazës. Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes Izraelite.

“Këtë mëngjes, ne filluam një operacion për të evakuuar përkohësisht banorët në zonën e Rafahut lindor”- u shpreh zyrtari izraelit.

Ushtarët po u kërkojnë palestinezëve që të evakuuojnë lagjet lindore të Rafahut në kufurun izraelit pasi mund të ketë një ofensivë të mundshme ushtarake në zonën jugore të Rripit të Gazës. Më herët, pas mesnate, 16 persona u vranë pas një sulmi ajror izraelit në Rafah në kampin e refugjatëve Yebna dhe afer Al Salam.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco