Satelit bërthamor? Rusia vendos veton ndaj rezolutës amerikane, SHBA: Çfarë po fshihni?

Satelit bërthamor? Rusia vendos veton ndaj rezolutës amerikane, SHBA: Çfarë po fshihni?

14:59, 25/04/2024
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia po zhvillon një satelit të ri, me kapacitet bërthamor. Këtë e tha këshilltari për sigurinë kombëtare në SHBA teksa komentoi veton e Moskën në OKB ndaj rezolutës që kërkonte ndalimin e armëve bërthamore në hapësirë.

”Dëgjuam Putin të pohojë publikisht se Rusia nuk ka ndërmend të pozicionojë armë bërthamore në hapësirë. Nëse do të ishte kështu nuk do të kishte vendosur veton mbi këtë rezolutë…”, deklaroi zyrtari amerikan.

Ambasadori rus në OKB, Vasili Nebenzia, e përshkroi rezolutën e hartuar nga SHBA dhe Japonia si një spektakël të pistë, dhe manovër cinike.

“Pas kësaj gjetheje fiku fshihet një plan dinak i sajuar nga kolegët tanë perëndimor. Nuk ka të bëjë fare me qëllimin e lavdërueshëm të përmendur më herët. Dua t'ju kujtoj se ndalimi i vendosjes së armëve bërthamore në hapësirë është miratuar që prej citi 1967, kështu cilat janë motivet e fshehura të Japonisë dhe SHBA për ta riafirmuar atë?”

SHBA replikoi se ishte Rusia që po fshihte diçka përderisa vuri veton ndaj rezolutës.

“Vetoja e sotme ngre pyetjen… Përse? Nëse po i ndiqni rregullat, përse të mos e mbështesni një rezolutë që riafirmon këto rregulla. Çfarë po fshihni, kjo është e turpshme...”

Në muajin shkurt presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi se SHBA kishte informacione se Rusia po përgatiste një armë bërthamore anti-satelit. Tre burime me dijeni mbi çështjen thanë për CNN se arma mund të përdoret për të shkatërruar satelitë duke krijuar një valë masive energjie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco