Të paktën 118 të burgosur u arratisën në Nigeri pasi përmbytjet dëmtuan burgun

Të paktën 118 të burgosur u arratisën në Nigeri pasi përmbytjet dëmtuan burgun

14:19, 25/04/2024
A+ Aa A-

Të paktën 118 të burgosur u arratisën nga burgu Suleja pranë kryeqytetit të Nigerisë, Abuja, pasi përmbytjet nga shirat e dendur dëmtuan burgun të mërkurën mbrëma, tha sot një zëdhënës i shërbimit të burgut.

Zëdhënësi tha se shërbimi po kërkon intensivisht për të arratisurit dhe deri më tani ka kapur 10 të burgosur të arratisur, raportoi Reuters.

Zyrtarët nuk specifikuan identitetin apo kombësinë e të burgosurve të arratisur, por në të kaluarën anëtarët e grupit kryengritës Boko Haram ishin burgosur në Suleja, sipas agjencisë britanike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco