‘Europa rrezikon të vdesë’, presidenti francez paralajmëron: Mos të mbështetemi te Amerika

‘Europa rrezikon të vdesë’, presidenti francez paralajmëron: Mos të mbështetemi te Amerika

14:18, 25/04/2024
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron foli sot për luftën në Ukrainë dhe pasojat negative që konflikti Kiev-Moskë ka për sigurinë e Evropës.

Macron paralajmëroi për rrezikun e sigurinë në Europë, shkruan Sky News. Presidenti francez e quajti luftën në Ukrainë si rrezikun kryesor për sigurinë evropiane, pasi sipas tij SHBA është më shumë e shqetësuar për interesat e veta dhe Kinën, se sa për Europën.

“Ne po reagojmë shumë ngadalë, sido që ta shikoni, Shtetet e Bashkuara kanë dy prioritete; veten e tyre. Kjo është mjaft e drejtë dhe çështja kineze. Evropa është shumë prapa. Nuk është prioritet për pikëpamjen e tyre gjeopolitike,” tha Macron  në Universitetin e Sorbonës.

Ai tha se kushti kryesor për paqen në Evropë është që “Rusia të mos e fitojë këtë luftë agresioni”.

“Ekziston rreziku që Evropa jonë të vdesë” tha Macron në një fjalim sot.

Macron i bëri thirrje BE-së të thellojë bashkëpunimin evropian të mbrojtjes, ndërsa theksoi se arsenali bërthamor i Francës mund të sigurojë garanci sigurie për BE-në.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco