Presidenti kinez tur takimesh në Evropë, shkon edhe në Serbi

Presidenti kinez tur takimesh në Evropë, shkon edhe në Serbi

13:01, 25/04/2024
A+ Aa A-

Presidenti kinez Xi Jinping mund të vizitojë Serbinë më 7 maj, pikërisht në 25-vjetorin e sulmit të NATO-s ndaj ambasadës kineze në Beograd. Advertisement –

Lajmi është raportuar nga mediat e huaja por ende nuk janë zbardhur detaje apo të ketë konfirmime nga të dyja palët.

Gjatë bombardimeve të NATO-s në 1999 raketat amerikane vranë 3 gazetarë kinezë çka në atë kohë shkaktoi tensione mes të dyja shteteve.

‘’Vizita e liderit kinez në vendin që nuk mbështet sanksionet perëndimore kundër Rusisë “do të tregojë qartë se Kina synon të vazhdojë të qëndrojë pranë Rusisë dhe të thellojë partneritetin e saj me të”, tha një ekspert për mediat.

Sipas raportimeve, turneu evropian i presidentit kinez përfshin Francën dhe Hungarinë.

Kinë së fundmi kanë qenë edhe kancelari gjerman dhe aktualisht ndodhet edhe  sekretari amerikan Blinken duke i bërë thirrje Pekinit që të bind Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco