Biletë 5 euro për të hyrë në Venecia; gjobë kush nuk paguan!

Biletë 5 euro për të hyrë në Venecia; gjobë kush nuk paguan!

12:38, 25/04/2024
A+ Aa A-

Kush dëshiron të vizitojë Venecian do të duhet të paguajnë një tarifë prej 5 eurosh. Kjo masë e cila fillon prej ditës së sotme, 25 prill, parashikon edhe shumë përjashtime.

Për shembull, banorët e të gjithë rajonit Veneto janë të përjashtuar. Udhëtarët ditorë do të kenë mundësi të shkarkojnë një kod QR të kërkuar.

Sipas bashkisë, inspektorët do të qarkullojnë dhe do të kryejnë kontrolle në vend. Në fakt, kushdo që nuk e ka paguar tarifën rrezikon një gjobë deri në 300 euro.

Kate Middleton merr një titull të ri nga Mbreti Charles!

Synimi i bashkisë është rritja e numrit të vizitorëve që duan të rrinë aty natën, thotë shefja e Departamentit të Turizmit, Simone Venturini dhe për këtë arsye thotë se Venecia duhet shijuar dhe nuk mund të shterohet në pak orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco