Maqedonia e Veriut në balotazh presidencial më 8 maj me kandidaten e qendrës së djathtë në krye

Maqedonia e Veriut në balotazh presidencial më 8 maj me kandidaten e qendrës së djathtë në krye

11:55, 25/04/2024
A+ Aa A-

Shkup, Maqedoni e Veriut - Maqedonia e Veriut do të shkojë në balotazh presidencial pasi asnjë kandidat nuk siguroi vota të mjaftueshme për të fituar plotësisht në raundin e parë të votimit të së mërkurës, të mbajtur në një kohë që vendi kërkon të hyjë në Bashkimin Evropian.

Raundi i dytë i votimit më 8 maj do të përkojë me zgjedhjet parlamentare. Rezultatet pothuajse të plota nga votimi i së mërkurës treguan një ndryshim të fortë në favor të kandidates së mbështetur nga koalicioni kryesor i opozitës së qendrës së djathtë, VMRO-DPMNE.

Me rreth 92% të votave të numëruara, Gordana Siljanovska Davkova ishte shumë përpara me më pak se 40%.

Presidenti aktual Stevo Pendarovski, i cili po kërkon një mandat të dytë pesëvjeçar me mbështetjen e socialdemokratëve qeverisës të vendit, ishte i dyti me afro 20%, sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Pendarovski u pasua nga një kandidat aleat i qeverisë nga pakica etnike shqiptare, ministri i Jashtëm Bujar Osmani, me 13.6%. Pjesëmarrja ishte 49.75%.

Për të fituar plotësisht, një kandidat duhej të fitonte mbështetje nga më shumë se 50% e votuesve të regjistruar. Pra, Siljanovska Davkova dhe Pendarovski do të takohen në balotazhin presidencial.

Shpresat janë të mëdha në Maqedoninë e Veriut se presidenti do të mbikëqyrë hyrjen e shumëpritur në BE.

Vendi i vogël ballkanik ka qenë në orbitën e bllokuy 27-vendesh për gati dy dekada.

Duke iu drejtuar dhjetëra mbështetësve të VMRO-DPMNE-së jashtë selisë së partisë në qendër të Shkupit të mërkurën vonë, Gordana Siljanovska Davkova këmbënguli në kredencialet e saj pro-BE.

“Ky është fillimi i një epoke të re, ky duhet të jetë një kurs i ri, unë duhet ta quaj kurs evropian”, tha ajo. “Le të dëshmojmë se ne gjithmonë i kemi përkitur Evropës”.

Pendarovski shprehu zhgënjimin me rezultatin. Por ai tha se shpresonte të bënte më mirë në raundin e dytë, duke përfshirë mbështetjen e pakicës etnike shqiptare të vendit që përfaqëson rreth një të katërtën e popullsisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco