Kryeministri francez mbështet shkollat me konvikte për të trajtuar adoleshentët e dhunshëm

Kryeministri francez mbështet shkollat me konvikte për të trajtuar adoleshentët e dhunshëm

11:10, 25/04/2024
A+ Aa A-

Kryeministri francez Gabriel Attal të hënën pati një pritje që s'e kishte parë ndonjëherë në një shkollë me konvikt që merrte fëmijë gjatë pushimeve të Pashkëve, pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të frenuar dhunën e të miturve dhe për t'i mbajtur adoleshentët larg rrugëve gjatë pushimeve.

Vizita e Attal në “Lycée du Parc Impérial” në Nisë në Rivierën Franceze, erdhi disa ditë pasi ai shpalli masa goditëse ndaj dhunës së të rinjve brenda dhe rreth shkollave pas një sërë incidentesh që kanë tronditur kombin.

Një program eksperimental që kujdeset për të rinjtë e moshës 13 deri në 16 vjeç, konvikti dyjavor në Nisë është pjesë e përpjekjeve më të gjera të qeverisë që synojnë t'i mbajnë adoleshentët larg rrugëve gjatë pushimeve të gjata të shkollës në Francë.

“Ka një problem dhune mes të rinjve. Trajtimi i çështjes është një nga prioritetet më të mëdha të qeverisë sime,” i tha Attal një grupi adoleshentësh me uniforma tute teksa vizitonte shkollën.

Kur ai e pyeti grupin nëse ishin të lumtur që ishin atje për festat e Pashkëve, të cilat filluan më 20 prill në rajonin e Nicës, shumica u përgjigjën negativisht.

"Prindërit e mi nuk më bindën të shkoja, ata më detyruan," tha një student  14 vjeç. Një djalë tjetër dukej se nuk e dinte kush ishte Attal, duke e pyetur kryeministrin 35-vjeçar: "A je kryetari i bashkisë apo kryeministri?”

"Unë, unë jam kryeministri kurse kryetari i bashkisë është ai atje," u përgjigj Attal, kryeministri më i ri në moshë i Francës që ka qenë ndonjëherë, duke treguar kryebashkiakun e Nisës, Christian Estrosi.

Një djalë i tretë e pyeti kryeministrin Attal se çfarë ishte puna e tij dhe në qoftë se ishte i pasur, atëherë çfarë mendonte për presidentin francez.

Parandalimi

Programi pilot i Nisës është pjesë e përgjigjes së qeverisë ndaj ditëve të trazirave dhe plaçkitjeve që përfshiu Francën verën e kaluar pas të shtënave fatale nga policia ndaj një adoleshenti me origjinë afrikano-veriore në një periferi të Parisit.

Ministri i Brendshëm Eric Dupond-Moretti, i cilie  shoqëroi Attal të hënën, tha se programi do të kujdeset për të rinjtë "të cilët luhaten, por nuk kanë kryer asnjë akt dhune".

“Ideja këtu nuk është të ndëshkojmë, por të parandalojmë,” shtoi ai. "Ideja është t'ju ndihmoj."

Aktivitetet do të përfshijnë seminare mbi vlerat e Republikës Franceze, mësimin e himnit kombëtar dhe një udhëtim në një kamp internimi aty pranë të përdorur nga Regjimi Vichy aleat nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri Attal ka bërë thirrje për përdorim më të madh të shkollave me konvikt për të parandaluar që të rinjtë të bien në akte dhune.

"Ne kemi rreth 50,000 konvikte bosh sot në Francë, gjë që është një çmenduri kur mendon për këtë, edhe pse ne e dimë se ka shumë prindër që janë të stërlodhur dhe që mund të shikojnë një avantazh në to," u tha ai gazetarëve të hënën.

“Gjatë vitit do të vendosim shumë të rinj në shkolla me konvikte për të mos lejuar që të lëvizin, por edhe gjatë pushimeve”, shtoi ai. "Qëndrimi i shkëpututur si këtu mund të jetë një zgjidhje."

"Rritja e autoritetit"

Goditja e qeverisë franceze ndaj dhunës së të rinjve është bërë më urgjente pasi javët e fundit, mes një sërë sulmesh ndaj nxënësve të shkollës nga bashkëmoshatarët e tyre,  kulmuan me rrahjen vdekjeprurëse më 4 prill të një 15-vjeçari në qytetin Viry-Chatillon, jashtë Parisit.

Duke vizituar Viry-Chatillon javën e kaluar, Attal shpalli një sërë masash për të luftuar atë që ai e përshkroi si një "varësi të disa prej adoleshentëve tanë ndaj dhunës".

"Ka dy herë më shumë adoleshentë të përfshirë në rastet e sulmeve, katër herë më shumë në trafik droge dhe shtatë herë më shumë në grabitje të armatosura sesa në popullatën e përgjithshme," tha ai, duke bërë thirrje për "një rritje të vërtetë të autoritetit... për të frenuar dhunën. “

Prindërit duhej të merrnin më shumë përgjegjësi, tha Attal, duke paralajmëruar se fëmijët veçanërisht shqetësues do të kishin sanksione të shënuara në dëftesat e tyre përfundimtare.

Duke promovuar një qasje të modës së vjetër ndaj autoritetit të shkollës, ai tha atje: "Ju që thyeni diçka -- ju do ta riparoni. Ju që bëni një rrëmujë - ju do ta pastroni. Dhe nëse nuk  bindeni – do t’jua mësojmë ne respektin."

Attal nxori gjithashtu mundësinë që fëmijëve në raste të jashtëzakonshme t'u mohohet e drejta për trajtim të veçantë për shkak të moshës së vogël në çështjet ligjore.

Kështu, 16-vjeçarët mund të detyrohen të paraqiten menjëherë në gjykatë pas shkeljeve "si të rriturit", tha ai. Në Francë, mosha madhore është 18 vjeç, në përputhje me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco