Grupi i lidhur me Sorosin po nxit sanksionet ndaj ushtrisë izraelite/ Netanyahu: Do i refuzojmë me forcë

Grupi i lidhur me Sorosin po nxit sanksionet ndaj ushtrisë izraelite/ Netanyahu: Do i refuzojmë me forcë

12:38, 22/04/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar se do të refuzojë çdo sanksion ndaj ushtrisë së vendit të tij.

“Do t’i luftoj këto sanksione me të gjithë fuqinë time,” tha kryeministri izraelit të dielën.

Sipas BBC, reagimi i tij vjen pas raportimeve se SHBA mund të vendosë sanksione ndaj një batalioni të ushtrisë izraelite, të njohur me emrin Netzah Yehuda.

Ky batalion përbëhet nga hebrenj ultra-ortodoksë dhe dyshohet për dhunimin e të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor.

I pyetur për këtë çështje, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se e ka marrë vendimin dhe pritet ta shpallë në ditët në vazhdim.

Uashingtoni- aleati kryesor i Izraelit- nuk ka pezulluar kurrë ndihmat për ndonjë njësi të forcave të armatosura të Izraelit.

Ndërkohë, portali amerikan Breitbart raporton se një grup i majtë po nxit administratën e Biden që të vendosë sanksione ndaj këtij batalioni të ushtrisë izraelite.

Portali shkruan se bëhet fjalë për grupin DAWN, që njihet për lidhjet me Vëllazërinë Myslimane.

Po ashtu, Breitbart shkruan se ky grup ka marrë financime vazhdimisht nga George Soros, megadonatori i Partisë Demokratike në SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco