Lajmi i fundit

EMRAT/ Gjenden të vdekura 2 gra ukrainase në zonën e 'Selvisë'

'Të pretendosh se të dyshuarit po shkonin në Ukrainë, i bie të ishin budallenj ose vetëvrasës'

'Të pretendosh se të dyshuarit po shkonin në Ukrainë, i bie të ishin budallenj ose vetëvrasës'

12:18, 23/03/2024
A+ Aa A-

Orët e fundit,  Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) ka lëshuar një deklaratë duke pretenduar se terroristët e përfshirë në sulmin që kryen në Moskë po planifikonin të kalonin kufirin me Ukrainën dhe se ata kishin "kontakte" në anën ukrainase..

Por, Ukraina e ka quajtur "absurde" akuzën.

Një zëdhënës i drejtorisë së shërbimit sekret ushtarak ukrainas - Andriy Yusov - tha për BBC se zona kufitare me Ukrainën është "e mbushur me forca të shërbimeve speciale dhe të ushtrisë. Gjithashtu ngjarjet e fundit në rajonin e Belgorodit dhe Kursk - ku ka aktivitet ushtarak - nënkuptojnë se janë në vijën e parë të frontit".

"Të pretendosh se të dyshuarit po shkonin në Ukrainë, do të thotë se ata ishin budallenj ose vetëvrasës."

Mbrëmë, inteligjenca ushtarake ukrainase pretendoi se i gjithë sulmi ishte një operacion i planifikuar nga Moska, me qëllim që të fajësonte Ukrainën –që  të përshkallëzonte luftën - dhe të merrte mbështetje për mobilizimin e një popullsie (ngurruese  për të luftuar.

Numri i të vdekurve mund të rritet ende 'dukshëm', thotë guvernatori i Moskës

Andrey Vorobyev, guvernatori i rajonit të Moskës, thotë se numri i viktimave në sulmin në Sallën e Koncerteve Crocus mund të "rritet ndjeshëm".

Për kujtesë, të paktën 115 persona dihet se janë vrarë mbrëmë.

Më shumë se 140 të tjerë u plagosën dhe gjashtëmbëdhjetë prej tyre janë ende në një "gjendje jashtëzakonisht të rëndë", duke përfshirë një fëmijë, thonë autoritetet ruse.

44 persona të tjerë janë në gjendje të rëndë, me gjithsej 107 viktima që po trajtohen në spital, thotë ministria.

Një linjë telefonike është hapur gjithashtu për të afërmit e viktimave për të gjetur "vendndodhjen dhe gjendjen e të afërmve të shtruar në institucionet mjekësore të qytetit të Moskës", raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

FOTO/ Pamje sot nga Moska, nga vendi i masakrës në 'Crocus City Hall'

Rusi, 4 terroristët u arrestuan pas ndjekjes me makinë

Kundërpërgjigja e Rusisë ndaj masakrës do të jetë 'dhunë ekstreme'

Rusia: Katër persona nga të përfshirët në sulmin në Moskë janë arrestuar

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco