Kundërpërgjigja e Rusisë ndaj masakrës do të jetë 'dhunë ekstreme'

Kundërpërgjigja e Rusisë ndaj masakrës do të jetë 'dhunë ekstreme'

09:38, 23/03/2024
A+ Aa A-

Matthew Sussex, një ekspert për Rusinë dhe një profesor i asociuar në Universitetin Kombëtar Australian, ka shpjeguar në BBC Neës se pse Shteti Islamik do ta sulmonte Rusinë - dhe çfarë ajo do të bënte në kundërpërgjigje.

“Rusia ka një histori të gjatë të trajtimit jo mirë të shumë njerëzve në territorin e saj, të cilët janë myslimanë”, tha ai për BBC.

“Ne kemi pasur dy luftëra në Çeçeni... e dyta në vitet 1999 - 2006 ishte diçka si një luftë e radikalizuar në të cilën kishte njerëz që vazhduan të luftonin me Shtetin Islamik, kundër qeverisë ruse.

“Që atëherë, aktivitetet e Rusisë në Siri e kanë bërë Shtetin Islamik ta shohë qeverinë ruse si një kërcënim parësor”.

Ai thotë se pret që përgjigja ruse ndaj sulmit në Sallën e Crocus të jetë "dhunë ekstreme", duke përmendur si shembuj pasojat e rrethimit të teatrit të Moskës në vitin 2002 dhe rrethimit të shkollës në Beslan të vitit 2004.

"Ndoshta nuk është aq e rëndësishme se kush i kreu sulmet, por se cilin konsideron qeveria ruse  fajtor dhe kundër kujt do të përgjigjet."

Ai thotë se paralajmërimi i SHBA për një sulm të mundshëm, i lëshuar më 7 mars, u trajtua nga Kremlini si një përpjekje për të "ndërhyrë" në zgjedhjet e tij të fundit të përgjithshme dhe në punët e tij të brendshme.

Image

Image

Çeçenët kalojnë pranë ndërtesave të shkatërruara në luftën e parë çeçene

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco