Lajmi i fundit

LIVE/ Dhunohet avokati i Berishës, Sokol Mëngjesi, sulmi në zonën e ish-Bllokut

Lufta e Ukrainës: Dronët detarë që po godasin anijet luftarake të Rusisë Dronët janë të vështirë për t'u dalluar për shkak të shpejtësisë dhe madhësisë së tyre, thotë Komandanti i 13-ës

Lufta e Ukrainës: Dronët detarë që po godasin anijet luftarake të Rusisë

08:44, 12/03/2024
A+ Aa A-

Ishte një natë e errët kur ndodhi sulmi. Dronët ukrainas po afroheshin me shpejtësi përmes ujërave. Në kohën kur ekuipazhi i anijes ruse të patrullimit Sergey Kotov i pa ata, ishte tepër vonë. Marinarët rusë hapën zjarr me mitralozë të rëndë, por anija e tyre u godit dhe u shkatërrua.

Dronët e detit ukrainas kanë revolucionarizuar luftën detare gjatë viteve të fundit, duke gjuajtur pa pushim anijet ruse në det të hapur dhe madje edhe në bazat detare.

Grupi-13, një njësi e fshehtë e agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, ishte pas sulmit të anijes “Sergey Kotov” javën e kaluar dhe BBC-së ia dha një leje e jashëtzakonshme për të ndjekurë operacionet e saj.

Që kur u krijua vitin e kaluar, njësia thotë se ka fundosur pesë anije ruse dhe ka dëmtuar të tjera. Por komandanti i saj, i cili na kërkoi t'i referoheshim atij me emrin Thirteenth (13), tha se “Sergej Kotov” ishte objektivi më i vështirë deri më tani.

Grupi-13 e kishte sulmuar dhe dëmtuar anijen dy herë në të kaluarën, por arriti ta fundoste atë vetëm në përpjekjen e tretë.

Komandanti Thirteenth na çoi në një cep me pamje paqësore të bregut të Detit të Zi të Ukrainës për të na treguar një nga dronët detarë të njësisë në veprim.

Magura V5, i mbiquajtur sipas një perëndeshë sllave të luftës, duket si një motobarkë e vogël me një sipërfaqe të sheshtë në vend të sediljeve të pasagjerëve.

"Nuk lëshon shumë nxehtësi, kështu që është pothuajse e padukshme për kamerat termike. Është bërë nga plastika, prandaj edhe radarët luftojnë për ta parë atë," thotë Thirteenth.

Prodhuar nga forcat e armatosura ukrainase, arritja e këtij droni është deri në 800 km, kështu që mund të arrijë lehtësisht në gadishullin e Krimesë dhe madje edhe në vijën bregdetare ruse. Ai supozohet se mund të mbajë 250 kg ngarkesë, të mjaftueshme për të fundosur një anije luftarake.

Telekomanda e varkës duket si një nga ato çantat bërthamore të përshtatura posaçërisht, të përdorura nga liderët botërorë në filmat e Hollivudit për të autorizuar përdorimin e armëve bërthamore. Ekziston edhe një çelës i kuq për "shpërthim manual", shpjegon Thirteenth.

Droni kontrollohet nga baza përmes një lidhje satelitore. "Ju mund ta kontrolloni nëse nga ndonjë pjesë e botës nëse keni internet," thotë Thirteenth. Magura V5 ka lidhje rezervë në rast se ajo kryesore dështon, shtoi ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco