'Askush nuk beson në fitoren e ukrainasve'/ Viktor Orban flet shkoqur: Lufta nuk do të përfundojë. Barra e Evropës do të bëhet më e rëndë

'Askush nuk beson në fitoren e ukrainasve'/ Viktor Orban flet shkoqur: Lufta nuk do të përfundojë. Barra e Evropës do të bëhet më e rëndë

19:05, 22/02/2024
A+ Aa A-
Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka paralajmëruar se e ardhmja është e paqartë për Bashkimin Evropian për shkak të mënyrës se si po shkon lufta në Ukrainë.

Orban, është një kritik i njohur i politikave të bllokut ka kundërshtuar financimin e konfliktit të Kievit kundër Rusisë, veprim që u konsiderua si një fitore e madhe për partitë konservatore.

“Lufta nuk do të përfundojë. Barra e Evropës do të bëhet më e rëndë, sepse mbështetja financiare për Ukrainën do të ulet për shkak të mosmarrëveshjeve në SHBA në mes të zgjedhjeve presidenciale. Mbështetja e ukrainasve ka një çmim të madh politik. Fermerët po revoltohen në të gjithë Evropën dhe pothuajse askush nuk beson në fitoren e ukrainasve”, tha Orban në një konferencë.

Nga ana tjetër, pritet një ndryshim në politikë nga Brukseli pas zgjedhjeve dhe Uashingtoni që mund të ndryshojnë kursin e tij pas zgjedhjeve presidenciale.

Parashikimi i Orban në lidhje me rezultatin e konfliktit të Ukrainës duhet të jetë në përputhje me pikëpamjet e qytetarëve në 12 shtete anëtare të BE-së, të cilët u anketuan nga Këshilli Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco