Nëna e Navalnyt tregon se si po shantazohet për ta marrë kufomën e të birit

Nëna e Navalnyt tregon se si po shantazohet për ta marrë kufomën e të birit

18:17, 22/02/2024
A+ Aa A-

Nëna e Alexei Navalny ka arritur ta shoh trupin e pajetë të djalit të saj, i cili ndërroi jetë në një burg rus të sigurisë së lartë në Arktik.

Lyudmila Navalnaya akuzoi hetuesit rusë se po e shantazonin duke i thënë se djalin ta varroste në mënyrë private, gjegjësisht pa prezencën e mediave.

Ajo tha se e kishin kërcënuar se do të “bënin diçka” me trupin nëse ajo nuk ishte dakord, raporton skynews.

Hetuesit dëshironin të kishin gisht rreth varrimit, tha ajo, duke shtuar se njëri i tha asaj se koha nuk ishte në anën e saj pasi trupi po dekompozohet.

Navalnaya u ka bërë thirrje autoriteteve që t’ia japin trupin e djalit, i cili gjendet në një morg që nga vdekja e tij të premten e kaluar.

Ndërkohë, bazuar në certifikatën e vdekjes, opozitari rus ka vdekur për “shkaqe natyrore”.

E veja e tij, Yulia Navalnaya më herët kishte pohuar se ai ishte helmuar me novichok – një agjent nervor.

Ndryshe, Navalny ishte kritiku më i madh i presidentit aktual rus, Vladimir Putinit. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco