Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Në mediat, ruse karkalecat e detit dhe bananet 'eklipsojnë' vdekjen e Navalny-t

Në mediat, ruse karkalecat e detit dhe bananet 'eklipsojnë' vdekjen e Navalny-t

11:02, 21/02/2024
A+ Aa A-

Realiteti i mbrapshtë i Moskës: Vdekja e Navalny është nënvleftësuar nga gazetat ruse dhe leximi i deklaratës që njoftonte vdekjen e figurës më të rëndësishme të opozitës zgjati vetëm 28 sekonda. A janë më të rëndësishme bananet dhe karkalecat e Ekuadorit se vdekja e Alexei Navalny-t në burg? 

Corriere della Sera

E pra, ja përse shërbejnë mediat ruse. 

Ato dëshmojnë distancën që tani na ndan prej tyre. 

Të premten e kaluar, ditën kur bota mësoi për vdekjen, lajmet e mbrëmjes në Rossiya-1, që mbetet programi më i ndjekur në vend, zgjatën si zakonisht për dyzet e pesë minuta. Leximi i deklaratës së Departamentit të Burgjeve Ruse, i cili njoftoi vdekjen e figurës më të rëndësishme të opozitës, zgjati vetëm 28 sekonda. Pa asnjë koment. Vetëm emri dhe mbiemri. Asgje tjetër.

Me disa përjashtime, gazetat dhe faqet online të tyre nuk shfaqen ose përditësohen gjatë fundjavave. Ndaj, edicionet e djeshme duhet t'i kishin lënë hapësirë ​​atij që duket të jetë i vetmi lajm i vlefshëm që vjen nga ai vend gjithnjë e më i largët. 

Gabim. 

Ka patur prioritete të tjera. 

Më i ngutshmi, i cila bie në sy si kryetitulli i çdo faqeje të parë gazete, është kapja e Avdiivkës nga ushtria ruse. Nejse, kjo edhe mund të quhet një zgjedhje e kuptueshme. 
E dyta, është shpërthimi i epidemisë së "rusofobisë agresive" të regjistruar në Konferencën e Mynihut.

Shpërfillja

Por Navalni? 

Nuk u përfill fare nga Gazeta Rossiyskaja, një botim ky i drejtpërdrejtë i qeverisë. 

Nezavisimaya Gazeta, gazeta e themeluar në vitin 1995 nga oligarku Boris Berezovsky, i cili më vonë "ra nga fiku", publikon një foto të ambasadores së SHBA Lynn Tracy e cila vendos një buqetë me lule në sheshin Lubyanka në këmbët e monumentit për viktimat e represionit sovjetik, i cili është kthyer në vendin e kujtimit të disidentit numër një, gjithësesi, pa shpjeguar arsyen që e shtyu zyrtaren amerikane të bënte atë gjest. 

Komsomolskaya Pravda, e shpërndarë gjerësisht në periferi të qyteteve të mëdha, u jep lexuesve të saj një zarf me fara karrote, për t'u mbjellë kur të vijë moti i mirë. 
Hapja e gazetës i kushtohet kthimit në tryezat ruse, të bananeve dhe karkalecave shumë të lakmuara ekuadoriane të cilat, ishin të mangëta në dy pranverat e fundit për shkak të sanksioneve. 

Një tjetër fitore kjo. 

Në faqen 12, surprizë. Një e ashtuquajtur "përmbledhje" informon me pak rreshta vdekjen e "blogerit të njohur" në burg.

Navalny përkufizohet gjithmonë si "bloger", "i dënuar për pastrim parash", "i përfshirë në listën e personave fizikë të përfshirë në aktivitete ekstremiste ose terrorizëm", asnjëherë si kundërshtar politik.

Fotografia e tij nuk shfaqet. I vetmi koment për rastin në fjalë vjen nga Moskovsky Komsomolets, që edhe pse besnike ndaj linjës, është ndoshta më interesantja nga mediat ruse. 

Kolumnisti i saj Mikhail Rostovsky shkruan një analizë brutale në internet, e cila ndoshta pasqyron ndjenjat e vërteta të Kremlinit. 

"Ndikimi i vërtetë që vdekja e Navalny do të ketë në procesin politik rus është afër zeros."

Asnjë koment

Pak ose aspak, me pak fjalë. 

Imagjinoni televizionet. Gjatë hapësirës së tij televizive të së dielës në Rossiya-1, babai i të gjithë propaganduesve katodikë Dmitry Kiselyov nuk e përmendi Navalny-n as kalimthi. 

I famshmi Vladimir Solovyov, "nxënësi që ia kaluar mësuesit", foli për këtë në mënyrë reflektive, duke thënë se ishte i bindur se me zhurmën e shkaktuar nga vdekja e "blogerit", Perëndimi dëshironte "të minimizonte efektin pozitiv" të intervistës së Putinit me Tucker Carlson. 

Në Rusi asgjë nuk ndodh rastësisht, madje as heshtja. 

Disa kanale opozitare pretendojnë se deputetët e Dumës kanë marrë një qarkore nga Kremlini me sugjerimin për të mos komentuar në asnjë mënyrë mbi "çështjen e Navalny". 

“Pse duhet të flasim për të? Gjithsesi, gjithçka tashmë është e qartë për ju që fuqia e Rusisë është fajtore apriori. 

Ky është opinioni dominues në Perëndim”.

Gjithmonë një kënaqësi të bëj një bisedë me Sergey Markov, ish-këshilltarin e Putinit për politikën e jashtme, i dashuruar me Italinë. 

“Qëndrimi i mediave tona është krejtësisht i kuptueshëm. Pse duhet t'i bëjmë dëm vetes? Trupi i Navalny nuk do t'u dorëzohet kurrë ekspertëve perëndimorë siç kërkon familja e tij. Kur u dërgua në Berlin për mjekim, papritur u zbulua se për gjendjen e tij shëndetësore ishte faji i "Novichok" dhe jo koma diabetike me të cilën ishte diagnostikuar në fillim. Falsifikime revoltuese, nga të cilat mbrohemi duke heshtur”. 

Dhe me këtë analizë të zhytur në mendime të "superskifterit" Markov, sondazhi ynë i vogël për mediat ruse dhe botën e tyre të mbrapshtuar, mbyllet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco