Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Protesta në Romë ndaj qëndrimit të televizionit shtetëror RAI për Gazën

Protesta në Romë ndaj qëndrimit të televizionit shtetëror RAI për Gazën

13:44, 18/02/2024
A+ Aa A-

Qindra njerëz demonstruan të shtunën përpara selisë së RAI-t në Romë, duke protestuar kundër mbulimit që i bëri konflikti në Gaza, televizioni shtetëror italian.

Aksioni pasoi protestat në Milano, Torino, Firence, Napoli dhe Bolonja, ku policia u përlesh me demonstruesit, duke plagosur disa me shkop gome.

Protestuesit kanë akuzuar drejtuesit e RAI për mbështetjen e Izraelit dhe injorimin e gjendjes së vështirë të palestinezëve të bllokuar në Gaza, shkruan Euronews.

Të mërkurën, shefi ekzekutiv i RAI, Roberto Sergio përfundoi i shoqëruar nga trupë policore, pasi mori kërcënime për deklaratën pro-izraelite që prezantuesja televizive Mara Venier lexoi drejtpërdrejt në transmetim.

Protestuesit në Romë thërrisnin "Turp", "Sergio jep dorëheqjen" dhe "Palestina e Lirë" dhe varën një pankartë ku shkruhej "130 gazetarë të vrarë në Gaza".

Rreth 1,000 njerëz u drejtuan më pas drejt Viale Teulada, një tjetër nga selitë e RAI-t, duke bërtitur: "Ne jemi mijëra, ne jemi një valë antifashiste".

Protesta u organizua nga 'Spintime', një grup studentor dhe iu bashkuan dhjetëra shoqata të tjera, përfshirë Amnesty International.

Protestuesit mbanin pankarta që shkruanin "jo në emrin tonë" dhe kërkuan një shërbim të pavarur dhe të paanshëm të informacionit publik "jo të nënshtruar ndaj politikës dhe veçanërisht qeverisë së Giorgia Melonit".

Demonstruesit marshuan me këngën “Casa Mia” të reperit italian Ghali, të cilën ai e interpretoi në edicionin e 74-të të Festivalit të Muzikës Sanremo 2024.

Kënga u kritikua nga kreu i komunitetit hebre të Milanos për përmbajtjen e saj lirike, e cila i referohet bombardimeve në spitale, duke e akuzuar atë për "propagandë anti-izraelite".

Kënga ngjalli polemika kundër RAI-t, pasi e distancoi veten nga apeli i Ghalit për të "ndaluar gjenocidin", bërë gjatë natës së mbylljes së festivalit të këngës jashtëzakonisht popullor.

Pas komenteve të Ghalit, ambasadori izraelit në Itali, Alon Bar, tha se festivali ishte përdorur për të "përhapur urrejtje dhe provokim në një mënyrë sipërfaqësore dhe të papërgjegjshme".

Duke u paraqitur në RAI të nesërmen, Ghali tha se ai kishte bërë thirrje për paqe gjatë gjithë karrierës së tij. "Njerëzit mendojnë se ata (rrezikojnë) të humbasin diçka nëse mbështesin paqen."

Gjatë të njëjtit program, Mara Venier lexoi letrën e Sergios, e cila shprehte mbështetje për "popullin e Izraelit dhe komunitetin hebre".

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco