Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Biden siguron Zelensky-n se SHBA do t’u dërgojë 60 miliardë dollarë ndihma ushtarake

Biden siguron Zelensky-n se SHBA do t’u dërgojë 60 miliardë dollarë ndihma ushtarake

12:33, 18/02/2024
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA Joe Biden e ka siguruar homologun e tij ukrainas se ndihma ushtarake prej 60 miliardë dollarësh është në rrugë e sipër.

Vendimi ende duhet të kalojë një votim përfundimtar në Kongres, por zoti Biden i tha Volodymyr Zelensky se ai kishte besim se do të miratohej.

Zelensky kishte bërë më parë një thirrje urgjente për më shumë armë për të shmangur një situatë "katastrofike" në Evropë.

SHBA-ja ka fajësuar për tërheqjen e Ukrainës nga beteja në Avdiivka, mungesën e mbështetjes nga Kongresi.

Marrja e qytetit Avdiivka - një portë për në kryeqytetin rajonal të Donetskut të pushtuar nga Rusia në lindje - është fitorja e parë e dukshme e Rusisë që kur ajo moti Bakhmutin në maj.

“Ushtria e Ukrainës u detyrua të tërhiqej nga Avdiivka pasi ushtarëve ukrainas iu desh të raciononin municionet prej pakësimit të furnizimeve, si rezultat i mosveprimit të Kongresit”, thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Në fillim të kësaj jave, Senati i SHBA miratoi një paketë ndihme për jashtë prej 95 miliardë dollarësh - e cila përfshin 60 miliardë dollarë për Ukrainën - pas disa muajsh grindje politike. Por ndihma ende përballet me një betejë të vështirë në Dhomën e Përfaqësuesve, ku anëtarët e Partisë Republikane janë të përçarë lidhur me të.

"Shikoni, populli ukrainas ka luftuar me kaq guxim dhe heroikisht, ata kanë dhënë aq shumë dhe ideja se tani, kur po u mbarojnë municionet, ne nuk t’u gjendemi pranë - më duket absurde," u tha z. Biden gazetarëve pas telefonatës së tij me Zelensky të shtunën.

“Më duket joetike, më duket në kundërshtim me gjithçka që jemi si vend”, shtoi ai. "Kështu që unë do të luftoj derisa t'u japim municionin që u nevojitet dhe kapacitetin që u nevojitet për të mbrojtur veten."

Presidenti ukrainas u kërkoi gjithashtu ligjvënësve amerikanë të miratojnë paketën financiare.

“Më vjen mirë që mund të mbështetem në përkrahjen e plotë të presidentit amerikan”, ka postuar ai në Telegram.

Zelensky ka qenë në Gjermani, ku bëri një apel urgjent për më shumë armë për të shmangur një situatë katastrofike në Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco