Vdekja e liderit të opozitës ruse, reagon OKB: Nëse dikush vdes në paraburgim të shtetit, shteti është përgjegjës

Vdekja e liderit të opozitës ruse, reagon OKB: Nëse dikush vdes në paraburgim të shtetit, shteti është përgjegjës

18:51, 16/02/2024
A+ Aa A-
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se është “e tmerruar” nga vdekja e raportuar e Alexei Navalny, duke shtuar se ajo duhet të hetohet nga një organ i pavarur.

Në një deklaratë të lëshuar në Gjenevë, zyra e OKB-së tha se kishte ngritur vazhdimisht shqetësime për burgosjen e Navalny, i cili “dukej si arbitrar”.

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk bëri thirrje publikisht për lirimin e tij verën e kaluar, duke thënë se dënimi i tij i gjatë tregonte se Rusia po përdorte sistemin gjyqësor për qëllime politike.

“Nëse dikush vdes në paraburgim të shtetit,” shton deklarata e OKB-së, “prezumimi është se shteti është përgjegjës.”

Ai shton se kjo “përgjegjësi mund të kundërshtohet vetëm nëpërmjet një hetimi të paanshëm, të plotë dhe transparent të kryer nga një organ i pavarur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco