‘Nuk dua asnjë ngushëllim’/ Nëna e Navalnyt: Ishte i shëndetshëm 4 ditë më parë

‘Nuk dua asnjë ngushëllim’/ Nëna e Navalnyt: Ishte i shëndetshëm 4 ditë më parë

17:11, 16/02/2024
A+ Aa A-

Nëna e Alexei Navalny, Lyudmila tha se djali i saj ishte ‘i shëndetshëm dhe i lumtur’ kur e pa për herë të fundit vetëm katër ditë më parë.

Kritiku i Kremilinit ka humbur jetën këtë të premte, pasi sipas punonjësve të burgut, është ndier keq papritur.

‘Nuk dua të dëgjoj asnjë ngushëllim’, është shprehur ajo sipas BBC.

Sipas burimeve ruse mjekët u përpoqën ta shpëtonin për 30 minuta, por fatkeqësisht nuk ia dolën. Navalny ka qenë një nga zërat më kritik të presidentit të rusisë Vladimir Putin.

‘Nëse vendosin të më vrasin, i bie që ne jemi jashtëzakonisht të fortë. Ne duhet ta përdorim këtë fuqi, të mos dorëzohemi, të kujtojmë se ne jemi fuqi e madhe që po shtypet nga këta njerëz të këqij.

Ne nuk e kuptojmë se sa të fortë jemi realisht. E vetmja gjë e nevojshme që kjo ligësi të triumfojë është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë. Pra, mos u bëni pasiv’, tha Navalny në fund të dokumentarit, me emrin e tij, që fitoi Çmimi Oscar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco