Ish-punonjësja e Google zbulon pyetjen më të vështirë që u bëhej kandidatëve në intervistë

Ish-punonjësja e Google zbulon pyetjen më të vështirë që u bëhej kandidatëve në intervistë

09:12, 13/02/2024
A+ Aa A-

Jeni kuriozë të dini se cila është pyetja më e vështirë që bën një korporatë e madhe si Google në një intervistë pune?

Një ish-punonjëse e gjigantit të teknologjisë ka zbuluar se cila pyetje e intervistës i mundon më shumë kandidatët.

Vajza, e cila pretendon se ka punuar më parë për Google, Wix, Rocket Money etj., ndau në TikTok-un e saj @hrbitch një video, duke shpjeguar një nga pyetjet më të vështira që intervistuesit bënin gjatë marrjes në pyetje të kandidatëve.

Pyetja ishte:

"Është një kafene në San Francisko. Ka ofertë dhe kërkesë të pakufizuar. I ka të gjitha, nga kokrrat e kafesë, filxhanët e kafesë, çajra, dhe një radhë të madhe klientësh që presin. Kafeneja është afërsisht 50 metra katrorë. Pra, sa filxhanë kafeje mund të prodhojë kjo kafene në një ditë?"

Disa përdorues të TikTok kishin teoritë e tyre për përgjigjen e saktë dhe vërshuan në seksionin e komenteve për të dhënë mendimin e tyre.

Njëri tha: "Zero - nuk u përmend asnjë punëtor".

Një tjetër shkroi: "Duhen 30 sekonda për të bërë një filxhan kafeje. Pra, kjo do të thotë 120 filxhanë çdo orë. Nëse jeni të hapur për tetë orë, janë 960 filxhanë kafe."

Një i tretë shtoi: "Nuk ka rëndësi sepse kërkesa gjithmonë do të jetë e barabartë me ofertën."

Dikush tjetër tha: "Pyetja është 'prodhoni' jo servirni. Fakti që klientët presin në radhë është i parëndësishëm. Nuk ju duhen as filxhanë."

Dhe një i pestë bëri shaka: "Nuk e di, kërkojeni në Google!"

Ish-punonjësja e Google zbuloi përgjigjen në një video vijuese.

"Nuk ka përgjigje të sakta apo të gabuara, intervistuesi thjesht po përpiqet të kuptojë procesin tuaj të mendimit. Kjo është arsyeja pse ata e bënë atë të paqartë, për të kuptuar aftësitë tuaja vendimmarrëse."

, sipas faqes së internetit, Google nuk përdor më pyetjet e logjikës gjatë intervistave.

"Të dhënat tona treguan se pyetjet e logjikës nuk parashikonin se sa i mirë do të ishte dikush në punë, kështu që ne nuk i bëjmë më ato pyetje. Në vend të kësaj, ne bëjmë testime dhe bëjmë pyetje të strukturuara gjatë intervistës. Në fund, ne duam mbi të gjitha të vlerësojmë aftësitë tuaja dhe të shohim nëse ju dhe ky rol përputheni,” -shkruan kompania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco