Britani/ Arrestohen katër të mitur për sulme seksuale

Britani/ Arrestohen katër të mitur për sulme seksuale

20:19, 12/02/2024
A+ Aa A-

Në Britaninë e Madhe, arrestimi i katër të miturve të akuzuar për sulme seksuale shkaktoi tronditje dhe zemërim.

Në Rochdale, në periferi e Mançesterit, në veriperëndim të Anglisë, policia ndaloi fëmijët, të gjithë të moshës 12 dhe 14 vjeç, pasi mori një ankesë nga një bashkëmoshatare e tyre.

Viktima shumë e re foli për abuzimin që pësoi nga grupi gjatë fundjavës së kaluar.

Ekipi i psikologëve për viktimën

Të katërt dyshohet se kanë ushtruar dhunë në grup ndaj vajzës në moshën e tyre. Viktimës iu besua mbështetja e një ekipi psikologësh të vënë në dispozicion të familjes nga autoritetet hetimore të Policisë së Mançesterit. Katër të arrestuarit aktualisht qëndrojnë në paraburgim në ambientet e vëzhgimit të të miturve.

Historia ka shkaktuar shumë protesta në Angli, sepse dhuna e të rinjve është një plagë vazhdimisht në rritje në vend, veçanërisht në zonat urbane. Shqetësim dhe tmerr për atë që ndodhi jo vetëm në komunitetin lokal, por edhe në nivel kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco