Franca zbulon një rrjet propagandistik rus që synon Evropën dhe SHBA

Franca zbulon një rrjet propagandistik rus që synon Evropën dhe SHBA

20:01, 12/02/2024
A+ Aa A-

Franca po zbulon një rrjet të “propagandës ruse të strukturuar dhe të koordinuar”, që synonte vendet evropiane dhe SHBA dhe kishte për qëllim të justifikonte pushtimin e Ukrainës, thanë sot burime diplomatike, duke theksuar se përmbajtja e saj mund të “dëmtojë interesat themelore të vendit”.

Të paktën 193 faqe interneti përbëjnë rrjetin në fjalë, sipas një raporti nga VIGINUM, një agjenci qeveritare përgjegjëse për ndërhyrjet dixhitale nga jashtë.

Siç shpjegon ai, faqet në fjalë “nuk prodhojnë përmbajtje parësore, por ritransmetojnë publikime masive me origjinë kryesisht nga llogari ruse ose pro-ruse në rrjetet sociale, agjencitë ruse të lajmeve dhe faqet zyrtare të organizatave apo organeve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco