Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Falja e të dënuarit shkakton debate të forta, dorëhiqet presidentja e Hungarisë

Falja e të dënuarit shkakton debate të forta, dorëhiqet presidentja e Hungarisë

18:22, 10/02/2024
A+ Aa A-

 

Presidentja e Hungarisë ka dhënë dorëheqjen. Katalin Novak është përballur me presione dhe kritika të forta, për shkak të një vendimi të saj të marrë nga vetë ajo për faljen e një të dënuari për abuzim seksual të fëmijëve.

46-vjeçarja njoftoi në një mesazh televiziv të shtunën se do të tërhiqej nga presidenca, një detyrë që e mban që nga viti 2022. Të premten u zhvilluan protesta në kryeqytetin hungarez në Budapest ku kërkuan dorëheqjen e Novak.

Vetëm dy ditë më parë ka qenë kryeministri Viktor Orban, i cili kishte paralajmëruar një amendament kushtetues lidhur me skandalin e Novak. Sipas këtij amendamenti kryesi i një krimi nuk mund të pranojë falje presidenciale në rast se vepra është kryer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco