Protestat e fermerëve në Evropë, BE anulon planet për të përgjysmuar përdorimin e pesticideve

Protestat e fermerëve në Evropë, BE anulon planet për të përgjysmuar përdorimin e pesticideve

22:43, 06/02/2024
A+ Aa A-

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar planet për t’u tërhequr nga propozimi që përgjysmon përdorimin e pesticideve në të gjithë BE-në, raporton BBC.

Masa është një lëshim i dukshëm për fermerët që kanë protestuar në shumë vende të BE-së kundër rregulloreve, duke përfshirë reduktimin e planifikuar të përdorimit të pesticideve.

Reduktimi i pesticideve ishte një ndër ankesat e fermerëve që protestuan javët e fundit në vende si Franca, Belgjika dhe Holanda. Ata argumentojnë se reduktimi i sasisë së pesticideve që lejohen të përdorin do të ndikojë negativisht në të korrat e tyre dhe për këtë arsye do të rrezikojë prodhimin e ushqimit në BE.

“Fermerët tanë meritojnë të dëgjohen,” i tha Von der Leyen Parlamentit Evropian të martën. “Unë e di se ata janë të shqetësuar për të ardhmen e bujqësisë dhe të ardhmen e tyre si fermerë.”, shtoi ajo.

BE-ja synonte të përgjysmonte përdorimin e kimikateve deri në vitin 2030 si pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër, e cila synon të trajtojë ndryshimet klimatike. Propozimi përfshinte gjithashtu një ndalim të përdorimit të pesticideve në zona duke përfshirë parqe dhe kopshte publike, shkolla dhe fusha sportive.

Plani hasi probleme dhe u refuzua nga Parlamenti Evropian në nëntor. Njoftimi i së martës se po hiqet është mirëpritur nga disa, përfshirë lobin evropian të fermerëve COPA-COGECA.

Presidentja e grupit, Christiane Lambert, tha se Komisioni i BE – krahu ekzekutiv i bllokut – kishte “pranuar përfundimisht se qasja nuk ishte ajo e duhura”.

“Ky propozim nga lart-poshtë…ishte i dizajnuar keq, u vlerësua keq, u financua dobët dhe u ofroi pak alternativa fermerëve,” shkroi ajo në X.

Të tjerët, duke përfshirë eurodeputetin Bas Eickhout, ishin kundër kthesës. Ai i kërkoi Von der Leyen të dilte me një plan të ri për reduktimin e përdorimit të pesticideve. Ai tha se ishte në interesin e të gjithëve, duke përfshirë edhe fermerët, ta bënin këtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco