Rrëzohet helikopteri, humb jetën ish-presidenti kilian Sebastian Pinera

Rrëzohet helikopteri, humb jetën ish-presidenti kilian Sebastian Pinera

22:17, 06/02/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, ka humbur sot jetën nga rrëzimi i helikopterit në jug të këtij vendi, ka njoftuar gazeta lokale Tercera duke cituar burime qeveritare.

Mediat e atjeshme raportuan se në helikopter ishin katër persona, dhe se tre tjerët janë lënduar.

Agjencia kombëtare e Kilit për fatkeqësitë SENAPRAD, konfirmoi se një helikopter u rrëzua në qytetin jugor Lago Ranco, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe tre tjerë janë lënduar.

Pinera, miliarderi kilian shërbeu si president i vendit për dy mandate, nga 2010 deri më 2014 dhe nga 2018 deri më 2022.

Ishte edhe ministrja e Brendshme, Carolina Toha, që konfirmoi vdekjen e 74-vjeçarit, i cili ishte brenda helikopterit që është rrëzuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco