Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

08:50, 29/01/2024
A+ Aa A-

Gjermani/ Nga 1 shkurti, një eksperiment për punonjësit

Image

Nga 1 shkurti i këtij viti, Gjermania do të bëjë një eksperiment, ku do të ketë një javë pune me 4 ditë në 45 kompani, për një periudhë 6-mujore. Kështu, do të matet produktiviteti i punonjësve, performanca dhe mungesat e tyre.
 
Punonjësit do të marrin pagën që kanë aktualisht, edhe pse orari do të jetë i shkurtuar. Synimi i eksperimentit është të monitorojë dhe të kuptojë nëse pretendimet se njerëzit që punojnë më pak ditë në javë janë më produktivë dhe më të lumtur.

Irani thotë se ka dërguar 3 satelitë në orbitë

Image

Irani shprehet se ka lëshuar në të njëjtën kohë 3 satelitë në orbitë, për herë të parë. Ato kanë mbërritur me sukses.

Një satelit, i quajtur Mahda, peshon rreth 32 kg dhe dy të tjerët, Kayhan 2 dhe Hatef, peshojnë më pak se 10 kg secili. Irani i lëshoi satelitët, pavarësisht paralajmërimeve të SHBA dhe Perëndimit, që gjithnjë kanë qenë kundër teknologjive të tilla, pasi mund të përdoren për krijimin e armëve.

Kina rrit presionin ndaj Tajvanit

Image

Kina ka rritur presionin ndaj Tajvanit, duke dërguar më shumë se 30 avionë luftarakë dhe luftanije në territorin e ishullit.

Ndonëse përfaqësuesit e lartë kinezë dhe amerikanë lajmëruan se do të takohen për të ulur tensionet mes dy vendeve, Kina ka zgjedhur të ashpërsojë qëndrimin në ishull.

Nga ana tjetër, Tajvani ka marrë masat, duke çuar trupa në vendet ku është prezent kërcënimi.

Votohet qeveria teknike në Maqedoninë e Veriut: Për herë të parë, një kryemnisitër shqiptar

Image

Kuvendi i Maqedonisë ka votuar qeverinë teknike, e drejtuar nga Talat Xhaferi. Me 65 vota pro, 3 kundër dhe 0 abstenime, është vënë në krye të vendit kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Talat Xhaferi vjen në pushtet pas Dimitar Koveçevski, që dha dorëheqjen bazuar në ligjin për zgjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco