Komsioneri i Përgjithshëm i UNRWA-s e quan 'tronditës' vendimin për ndërprerjen e fondeve ndaj agjencisë

Komsioneri i Përgjithshëm i UNRWA-s e quan 'tronditës' vendimin për ndërprerjen e fondeve ndaj agjencisë

22:26, 27/01/2024
A+ Aa A-

Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-s, Philippe Lazzarini e ka quajtur “tronditës” vendimin e nëntë vendeve për të ndërprerë fondet për agjencinë e ndihmave.

Lazzarini deklaroi se pezullimi i fondeve nga vendet, që përfshijnë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, kërcënojnë punën punën humanitare në Gaza.

Ai iu bashkua thirrjes së ministrisë së jashtme palestineze duke u kërkuar vendeve që të “rishqyrtojnë” vendimet e tyre.

Siç u raportua gjatë ditës, një mori vendesh duke përfshirë SHBA-në, Britaninë, Finlandën e vende të tjera kanë ndërprerë fondet për këtë organizatë pas dyshimeve se një grup i vogël i stafit të saj mori pjesë në sulmet e Hamasit më 7 tetor.

“UNRWA është agjencia kryesore humanitare në Gaza, me mbi 2 milionë njerëz që varen prej saj për mbijetesën e tyre të plotë”, tha deklaroi Lazzarini.

Ai gjithashtu sugjeroi se UNRWA-ja do të “detyrohet të pezullojë përgjigjen e saj humanitare” nëse nuk rikthehen fondet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco