Holandë/ Një i vdekur dhe 4 të plagosur nga zjarri në një azil

Holandë/ Një i vdekur dhe 4 të plagosur nga zjarri në një azil

15:20, 26/01/2024
A+ Aa A-

Një person humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën nga zjarri në një azil në Gelderland të Holandës. Zjarri ra mbrëmjen e së enjtes dhe në vendngjarje u dërguan menjëherë zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente.

Një ekip u dërgua me helikopter dhe të lënduarit u trajtuan menjëherë në vendngjarje. Si masë paraprake, shërbimet e emergjencës evakuuan gjashtë apartamente, njoftoi NOS holandeze.

Zyrtarët janë ende duke hetuar se çfarë ka ndodhur dhe aktualisht është e paqartë nëse personi që vdiq ishte banor i shtëpisë së të moshuarve apo vizitor. Nuk dihet gjendja e katër të lënduarve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco