Izraeli akuzon OBSH-në se i ka injoruar provat e përdorimit të spitaleve në Gaza nga Hamasi

Izraeli akuzon OBSH-në se i ka injoruar provat e përdorimit të spitaleve në Gaza nga Hamasi

12:31, 26/01/2024
A+ Aa A-

Ambasadorja izraelite në OKB, Meirav Eilon Shahar, ka akuzuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për marrëveshje të fshehtë me Hamasin duke injoruar dëshmitë izraelite për “përdorimin terrorist” të spitaleve në Rripin e Gazës, raporton Times of Israel.

Shahar në bordin ekzekutiv të OBSH-së të enjten tha: “Në çdo spital që ushtria izraelite kontrolloi në Gaza, gjeti prova të përdorimit ushtarak nga Hamasi. Këto janë fakte të pamohueshme që OBSH-ja zgjedh t'i injorojë herë pas here. Kjo nuk është paaftësi; është marrëveshje e fshehtë.”

Shahar tha gjithashtu se nuk mund të kishte kujdes shëndetësor në territorin palestinez kur Hamasi "ngulet në spitale dhe përdor si mburoja, njerëzit".

Linja ajrore izraelite El Al vendos t’i anulojë fluturimet direkte për në Afrikën e Jugut

Linja ajrore kombëtare izraelite El Al tha të premten se do të anulojë fluturimet direkte për në Afrikën e Jugut pas "një rënieje të konsiderueshme të kërkesës nga udhëtarët izraelitë" për në këtë vend dhe destinacione të tjera, raporton Agence France-Presse (AFP).

“Nga fundi i marsit 2024, El Al do të pezullojë operacionet e veta në linjën Johannesburg-Tel Aviv”, thuhet në një deklaratë të El Al.

Fluturimi i fundit i El Al nga Tel Avivi në Johannesburg është caktuar të niset më 27 mars, sipas faqes së internetit të linjës ajrore, tha AFP.

Njoftimi erdhi disa orë përpara se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë  të nxjerër një vendim fillestar mbi padinë e Pretorias kundër Izraelit për aktet të supozuara gjenocidale në Gaza.

Shumë linja ajrore ndërkombëtare kanë pezulluar fluturimet për në Tel Aviv që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor, ndërsa shumë vende i kanë paralajmëruar shtetasit e tyre që të mos shkojnë në Izrael.

Padia e ngritur nga Afrika e Jugut në gjykatën e lartë të OKB-së ka tensionuar ndjeshëm marrëdhëniet me Izraelin, i cili mohon akuzat që fushata e tij ushtarake në Gaza përbën gjenocid kundër palestinezëve.

Gjykata e Lartë e OKB me seli në Hagë mund të urdhërojë të premten Izraelin të ndalojë ofensivën tokësore dhe bombardimet në Gaza ose të lejojë më shumë ndihma humanitare për të hyrë në territor.

Megjithatë, gjykata nuk do të vendosë nëse Izraeli po kryen apo jo gjenocid në Gaza, pasi ky proces ndoshta do të zgjasë me vite.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco