Rreth 64,000 persona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të ciklonit në Australi

Rreth 64,000 persona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të ciklonit në Australi

12:05, 26/01/2024
A+ Aa A-

Rreth 64,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në shtetin australian të Queensland mëngjesin e sotëm pasi cikloni tropikal i kategorisë 2 Kirili goditi zonën duke sjellë shira të dendur dhe ka rrezik të lartë për përmbytje.

Kompania e energjisë elektrike Ergon Energy njoftoi se shumica e konsumatorëve kanë mbetur pa energji elektrike në qytetin e Townsville.

Ende nuk dihet se kur do të rikthehet furnizimi, raporton Reuters.

Meteorologët kanë parashikuar se cikloni do të sjellë shi të dendur sot në pjesë të Queensland-it verior, me shpejtësi maksimale të erës rreth 90 kilometra në orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco