Mbi 2200 fëmijë janë përdhunuar nga kleri në Gjermani -  raporti

Mbi 2200 fëmijë janë përdhunuar nga kleri në Gjermani - raporti

11:47, 26/01/2024
A+ Aa A-

Autorët e raportit vlerësojnë se janë të të paktën 3500 persona që kanë kryer abuzim seksual dhe thonë se shifrat janë vetëm "maja e ajsbergut".

Të paktën 1,259 njerëz që punojnë për Kishën Protestante të Gjermanisë kanë kryer abuzim seksual në dekadat e fundit dhe të paktën 2,225 viktima janë prekur nga abuzimi sipas një raporti të pavarur të botuar të enjten.

Shifrat janë nxjerrë nga një ekzaminim i dokumenteve dhe të dhënave nga kishat rajonale dhe nga organizata e ndihmës dhe e mirëqenies sociale të luteranëve, Diakonie.

Autorët e raportit vlerësojnë se numri aktual i autorëve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, me afro 3500 persona që kanë kryer abuzim seksual, raportoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Martin Wzlaëik nga Universiteti i Hanoverit, i cili mbikëqyri studimin mbi dhunën seksuale në Kishën Protestante në Gjermani, i përshkroi shifrat e zbuluara si "maja e ajsbergut".

Kisha Protestante e porositi studimin në vitin 2020, duke dhënë 3.6 milionë euro për financimin e tij.

Objektivi ishte analizimi i strukturave të brendshme të kishës që kontribuojnë në dhunën dhe abuzimin me pushtetin.

EKD, që përfaqëson 19.2 milionë të krishterë protestantë në Gjermani përmes 20 kishave të saj rajonale, shprehu keqardhjen e saj për viktimat gjatë prezantimit të studimit në Hannover.

Peshkopi Kirsten Fehrs i Hamburgut, kreu i Këshillit të Kishës Protestante në Gjermani (EKD), u kërkoi një ndjesë prekëse viktimave.

"Si institucion, ne kemi qenë gjithashtu fajtorë për krime të panumërta kundër njerëzve të panumërt," tha Fehrs, duke shtuar se ishte "thellësisht e tronditur" nga tabloja e përgjithshme e paraqitur nga studimi.

Zbulimi vjen pas zbulimit të Kishës Katolike në Gjermani për një numër marramendës të abuzimeve seksuale nga kleri i saj në vitin 2018.

Një raport i porositur nga kisha nga ai vit tregoi se midis viteve 1946 dhe 2014, të paktën 3,677 individë përjetuan abuzim nga duart e klerit katolik, ku më shumë se gjysma e viktimave ishin 13 vjeç ose më të vegjël  dhe gati një e treta shërbenin si djem altar .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco