Ekuadori sekuestron dhe shkatërron mbi 20 ton kokainë, kapjen më të madhe

Ekuadori sekuestron dhe shkatërron mbi 20 ton kokainë, kapjen më të madhe

11:27, 26/01/2024
A+ Aa A-

Autoritetet ekuadoriane kanë nisur procesin e asgjësimit të rreth 22 tonëve kokainë të kapur ditët e fundit.

Qeveria ekuadoriane ka nisur procesin e asgjësimit të rreth 22 tonëve kokainë të kapur në fillim të javës, kapja më e madhe e bërë ndonjëherë në vend.

Konfiskimi vjen në një kohë dhune ekstreme për një vend, qeveria e të cilit është përfshirë në një luftë de fakto kundër krimit të organizuar.

Në pamjet e marra nga operacioni, shihet një kamion i rrethuar nga një kontigjent i madh ushtarësh të armatosur me armë dhe një grup njerëzish të veshur me kostume mbrojtëse, syze dhe maska duke shkarkuar pakot.

Autoritetet përdorën një teknikë të njohur si kapsulim për të shkatërruar drogën, duke i bërë pluhur blloqet e sekuestruara me mbeturina, përpara se t'i përzienin me pluhurin e imër të çimentos, rërës dhe xhamave.

Kjo metodë parandalon që kokaina të kontaminojë mjedisin ose të rikuperohet, thonë autoritetet.

Gjithashtu sipas autoriteteve ekuadoriane, vendi është kthyer në një qendër për magazinimin dhe eksportin e drogës, veçanërisht kokainës, në tregjet në SHBA dhe Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco