Gjendet e vdekur në banesën e saj modelja e Playboy

Gjendet e vdekur në banesën e saj modelja e Playboy

10:58, 26/01/2024
A+ Aa A-

Modelja dhe aktorja e Playboy, Masuimi Max, 45 vjeç është gjendur e vdekur në shtëpinë e saj në Las Vegas.

Autoritetet morën një telefonatë mëngjesin e sotëm dhe nxituan në vendngjarje sipas medias amerikane TMZ.

Nuk dyshohet se modelja mund të jetë vrarë, por do të ketë një hetim të plotë. 

Masuimi e filloi karrierën e saj të modelimit në vitin 2000 dhe shpejt u bë e suksesshme, duke gjetur punë në disa botime si revistat Playboy, Maxim, Alt dhe Bizarre.

Si aktore, Max u shfaq në filmin aksion 2005 XXX: State of the Union me regji të Lee Tamahori së bashku me Samuel L. Jackson, Ice Cube, XZibit, Scott Speedman dhe Willem Dafoe.

45 vjeçarja do të performonte në ngjarjen e përvjetorit "Vegas Chaos" më 27 janar në The Dive Bar në Las Vegas. 

Nuk dihet ende nëse eventi do të mbahet pas vdekjes së Maksit.

Vitet e fundit Max është përfshirë kryesisht në modelim alternativ duke bërë shfaqje horror kabare dhe video në YouTube.

Modelja ndiqej nga 300,000 ndjekës  në Instagram.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco