Julio Iglesias arrestohet sepse iu gjetën në valixhe 40+ kg ushqime

Julio Iglesias arrestohet sepse iu gjetën në valixhe 40+ kg ushqime

11:54, 21/01/2024
A+ Aa A-

Pra, gjyshet tona nuk qenkan të vetmet!

Këngëtari spanjoll Julio Iglesias u arrestua në aeroportin e Punta Cana pasi mbante shumë ushqime në bagazhe.

Sipas mediave spanjolle, Iglesias u arrestua me 42 kg fruta, perime dhe mish në valixhe, duke filluar nga luleshtrydhet, qershitë, domatet, spinaqin, marulet e deri te kërpudhat.

Disa kilogramë ushqime u konfiskuan dhe këngëtari legjendar spanjoll, babai i Enrique Iglesias, u ndalua vetëm për një kohë të shkurtër.

La Vanguardia e Spanjës raporton se këngëtari 80-vjeçar udhëton rregullisht me sasi të bollshme ushqimore në valixhe.

Sipas gazetës domenikane Listin Diario, e cila citon Ministrinë e Bujqësisë, vendimi u mor për të shmangur çdo përhapje të parazitëve nga jashtë, të cilët mund të kishin dëmtuar të korrat vendase.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco